-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar, vetëm kështu Shqipëria ringrihet

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga burgu, i uroi sot studentëve dhe stafit pedagogjik nisjen e vitit të ri akademik.

Meta shprehu shqetësimin për mbylljen e degëve të universiteteve në Shqipëri, duke e lidhur këtë me mungesën e investimeve nga qeveria.

“Urime dhe shumë suksese studentëve dhe stafit pedagogjik në nisjen e vitit të ri akademik!
Studentët janë shpresa dhe e ardhmja e Shqipërisë, por universitetet tona po goditen çdo vit nga nënfinancimi, mungesa e reformave dhe kontrolli politik.

Ndërsa Europa, por edhe rajoni investon në dije, Shqipëria mbyll degët e universiteteve, boshatis auditoret dhe shtyn të rinjtë drejt emigrimit.
Renditemi të fundit në rajon për cilësinë e universiteteve dhe ky është një alarm për të gjithë shoqërinë.

Arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare dhe Partia e Lirisë e ka një nga 5 prioritetet kryesore për Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus, për të ndalur fenomenin e shpopullimit, garantuar progresin, të ardhmen e sigurt europiane dhe vende pune me produktivitet të lartë.

Shqipëria ringrihet vetëm duke ringritur arsimin, me buxhet 5% të PBB, dyfishim të pagave për pedagogët, depolitizim të arsimit të lartë dhe reforma të thella për cilësi e konkurrueshmëri.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit