-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia: Elvis Shkëmbi ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja në Tiranë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja mesditën e sotme në Tiranë.

Policia njofton se Elvis Shkëmbi 30-vjeç dhe jo babai i tij, Gjon Shkëmbi është autori i ekzekutimit të gjyqtarit Kalaja.

Nga plumbat mbetën të plagosur edhe Rakip dhe Ervis Kurtaj, nga pala kundërshtare, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Autori është arrestuar dhe arma është sekuestruar.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K,

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit