Nga qelia ku ndodhet prej muajsh, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar publikisht ditëlindjen e të birit, Kajan, që sot mbush 7 vjeç. Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, pas një urdhri të SPAK për disa akuza penale. Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi përfundimisht rekursin e tij, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.
Pas vendimit, ai u shkarkua zyrtarisht nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa zgjedhjet e reja për këtë post pritet të mbahen më 9 nëntor.