Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, konfirmoi se bisedimet për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Dayot Upamecano janë në zhvillim e sipër.
Ai shtoi se klubi dëshiron që lojtari të qëndrojë gjatë te bavarezët.
Në javët e fundit, kanë qarkulluar thashetheme për interesin e Real Madridit ndaj Upamecanos, madje disa media spanjolle raportuan se lojtari është afruar me “Los Blancos”.
Por, sipas Hainer, Upamecano preferon të vazhdojë karrierën te Bayern.








