Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës. Mjeti u dogj plotësisht, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë duke parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën përreth. Sipas të dhënave paraprake, makina ishte e parkuar në momentin e incidentit dhe dyshohet se zjarri u shkaktua nga një defekt elektrik. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar shkaqet e plota.








