Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia përdor cisternat e naftës jo vetëm për financimin e luftës, por edhe për mbledhjen e informacionit dhe operacione sabotimi.
Në një postim në Telegram, Zelensky tha se këto informacione i mori nga kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës. Ai shtoi se Ukraina po punon me aleatët për të parandaluar këtë veprim të Rusisë dhe për të bllokuar përdorimin e cisternave për qëllime ushtarake të fshehta.
“Aktualisht, rusët po përdorin cisternat e naftës jo vetëm për të fituar para për luftën, por edhe për mbledhje informacionesh dhe akte sabotimi. Kjo mund të ndalet,” – shkruan Zelensky.









