Mbyllen homazhet në Pallatin e Brigadave për gjyqtarin Astrit Kalaja. Arkëmorti është përcjellë sot drejt Shkodrës, qyteti i lindjes, ku trupi i të ndjerit do të prehet në banesën e fundit.
Në homazhet e zhvilluara në Tiranë morën pjesë familjarë, miq, kolegë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të cilët shprehën dhimbjen dhe indinjatën për humbjen tragjike të magjistratit.
Lamtumirë Astrit Kalaja, Rama: Një tragjedi e madhe për shtetin