Sot u zhvilluan homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë gjatë ushtrimit të detyrës në Apelin e Tiranës.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë familjarë, miq dhe figura të njohura nga drejtësia dhe politika.
Midis tyre ishin edhe ish-kryebashkiaku Lorenc Luka, emri i të cilit është përmendur në lidhje me çështje pronash, Kryetari i Qarkut Edmond Ndou dhe Kryebashkiaku Benet Beci.
Më parë, homazhe për Kalajn u zhvilluan edhe në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të politikës dhe sistemit të drejtësisë.