-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muçollari: Binaj përmbys garën dhe qëndron larg privilegjeve të qeverisë

Kryesoret

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e Florjan Binaj në zgjedhjet për kryebashkiak të Tiranës.

Sipas Muçollarit, Binaj ka sjellë një përmbysje në garën për kryeqytetin.

Ai e përshkruan Binajn si një figurë publike që nuk është lënë të joshët nga privilegjet që qeveria i ka ofruar, duke qëndruar i ndershëm dhe i përkushtuar ndaj qytetarëve.

Muçollari thekson se është i lumtur që opozita ka arritur të sjellë një model të tillë për qytetarët.

“Të zbresësh nga skena për të ndalur dramën e qytetit

Është shumë interesante përmbysja që sjell Florian Binaj me lëvizjen e tij të fundit. Ai zbret nga skena dhe i jep një impuls të ri angazhimit qytetar, ndërkohë që shumë të tjerë janë shndërruar në aktorë të dramës që po kalon vendi, Tirana, njerëzit.

Kur jo pak të sojit të tij u bënë marioneta e kukulla të qeverisë, Ramës apo edhe Veliajt, Flori mbeti njeri, qytetar, ruajti dinjitetin. Sot që qyteti ka më shumë nevojë për akte të forta, për reagim, për dalje nga kllapia, për prishje të konformizmit, Flori zbret në terren.

Në të kundërt, ngjitet në skenë rivalja e tij, aktorja Ogertë, e cila është në aktin e radhës sipas skenarit të bosit të saj, i cili i nxjerr nga mënga karakteret sipas trilleve personale. Tirana do të shohë që ka dy alternativa: një që ka marrë rolin dytësor në regjinë e Ramës (dikë që bosi as nuk e pyet nëse e do apo jo ta luajë këtë shfaqje) dhe kemi në anën tjetër aktorin e talentuar që përmbys skenën dhe i bën qytetarët ta marrin dinjitetin dhe përfaqësimin e tyre, të mos mbeten spektatorë të lojës vanitoze e të korruptuar të Edi Ramës.

Florian Binaj, po të donte, do të kishte marrë nga kjo qeveri poste e privilegje. Padyshim ai ka pasur oferta, është tentuar të joshet. Shumë kolegë të tij që u rreshtuan, u bënë ofiqarë të lartë, u bënë të pasur e “strategjikë”. Sikur vetëm për këtë, ai është përfaqësues i asaj ndërgjegjeje qytetare që nuk është shuar ende, nuk është shitur dhe është e shqetësuar për vendin, për të ardhmen.

Për më tepër, Flori nuk ka qëndruar në heshtje e në rehatinë e tij. Ai është angazhuar dhe ka ngritur zërin për kauza të shoqërisë dhe për drejtësi. Flori është që tani përfaqësuesi i atyre që nuk pajtohen me dramën e Tiranës, me aktorët e radhës.

Unë besoj se ata janë shumica. Dhe ndihem vërtet mirë që PD dhe partitë e tjera opozitare ia dolën të ofrojnë këtë model për qytetarët, duke kapërcyer vetveten.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit