-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbledhja e gjyqtarëve: Të hiqen policitë private nga gjykatat

Kryesoret

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të gjyqtarëve të mbajtur këtë të enjte, gjyqtari Gerd Hoxha prezantoi një sërë propozimesh për masa urgjente që synojnë forcimin e sigurisë në ambientet gjyqësore, pas ngjarjeve tronditëse që kanë vënë në alarm sistemin e drejtësisë.

Sokol Sadushi: Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja ishte i paralajmëruar

Propozim për masa urgjente për sigurinë në sistemin gjyqësor

Nisur nga situata aktuale dhe rreziqet e rënda që po i kanosen sistemit të drejtësisë dhe trupës gjyqësore, propozohet që:

a) T’u bëhet thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithë aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, për të ndalur nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve. Pa respekt dhe mbrojtje reale të tyre, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur, shtet ligjor dhe as besim të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

b) T’i kërkohet Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të ndërhyjnë urgjentisht në ligjet që rregullojnë funksionimin e sistemit gjyqësor, konkretisht për:

  • rritjen e sigurisë në vendin e punës;

  • garantimin e jetës, shëndetit dhe pronës së gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave;

  • uljen e ngarkesës së punës, rritjen e cilësisë së gjykimeve dhe shkurtimin e kohës për përfundimin e proceseve gjyqësore.

c) T’i kërkohet Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), në bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Shqipërisë, që brenda 6 muajsh të përcaktojë vendin për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë, ku do të sistemohen Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe prokuroritë respektive. Afati maksimal për ndërtimin dhe dorëzimin e këtij objekti funksional dhe të sigurt duhet të jetë 5 vjet.

d) T’u bëhet thirrje institucioneve përgjegjëse të sistemit gjyqësor që, brenda një jave, të përfundojnë miratimin e Rregulloreve të Sigurisë për gjykatat në të gjithë vendin.

e) T’i kërkohet KLGJ-së, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, që brenda një muaji të pajisë të gjitha gjykatat e vendit me pajisje të sigurisë si skanera dhe detektorë metali.

f) T’i kërkohet Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Policisë së Burgjeve që, në bashkëpunim me KLGJ-në, të hartojnë brenda një jave një rregullore të re. Fillimisht, kjo rregullore të miratohet me një akt normativ të qeverisë dhe më pas të përfshihet në ligj. Qëllimi është që:

  • Policia e Shtetit dhe ajo e Burgjeve të marrin në ruajtje të gjitha godinat e gjykatave në territorin e vendit, jo vetëm gjatë orarit zyrtar (08:00–16:00), por 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit;

  • Policia të garantojë sigurinë dhe rendin në sallat e gjyqit, sipas kërkesave të vetë gjyqtarëve.

g) Të përjashtohen nga ruajtja e godinave të gjykatave kompanitë private të sigurisë, pasi përvoja ka treguar se janë të patrajnuara, të papajisura, të keqpaguar dhe me mangësi serioze në garantimin e sigurisë fizike dhe të integritetit të gjyqtarëve.

h) T’i kërkohet KLGJ-së, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, që të nisë menjëherë trajnimin e punonjësve të sigurisë në gjykata.

i) Të krijohet një forcë e posaçme e trajnuar specifikisht për të garantuar sigurinë gjatë proceseve gjyqësore dhe në ambientet gjyqësore.

j) Të përpilohen protokolle të posaçme sigurie për situata të jashtëzakonshme në gjykata, duke përfshirë:

  • mbrojtje të shtuar për gjyqtarët dhe familjarët e tyre;

  • mbrojtje të pronës dhe vendit të punës të familjarëve;

  • mbrojtje të institucioneve arsimore që frekuentohen nga fëmijët e gjyqtarëve të kërcënuar;

  • garantimin e nivelit të njëjtë të jetesës në rast të paaftësisë për punë për shkak të incidenteve që lidhen me detyrën.

k) Të krijohet një grup i përhershëm pune me anëtarë gjyqtarë, të mandatuar nga mbledhja e gjyqtarëve, për të iniciuar krijimin e një Komiteti të Përhershëm të Sigurisë në Sistemin Gjyqësor. Ky komitet të përfshijë përfaqësues nga KLGJ, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve. Qëllimi është hartimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit që lidhet me sigurinë në gjykata dhe të gjyqtarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit