Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, i cili akuzohet se është autor i vrasjes së magjistratit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, xhaxhain e tij, Gjon Shkambi si edhe punonjësin e sigurisë Banush Koxhajn.
Avokati i Shkambit, tha se roja që kishte nën përgjegjësi skanerin kishte kërkuar leje për t’u larguar pas problemeve me shëndetin.
“Kam lajmëruar kancelaren se nuk ndihem mirë, pasi jam me diabet dhe jam larguar. Kancelarja më ka dhënë leje” ka thënë në gjyq Banush Koxhaj. Hetimi vazhdon si e kaloi kontrollin e sigurisë në skaner me pistoletë në brez autori Elvis Shkambi.
“Kërkoi falje për vrasjen e gjyqtarit”- Gjykata lë në burg autorin, xhaxhanë dhe rojen