Shqipëria triumfon në Serbi. Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të madhe në Serbi, duke mundur Kombëtaren vendase me rezultatin 0-1.
Ishte Rei Mamaj ai që i ka shënuar gol Serbisë, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.
Sfida e sotme Serbi-Shqipëri ishte vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror. Fitorja e sotme bën që ëndrra amerikane e Shqipërisë të vijojë.
Me këtë fitore Shqipëria blindon vendin e dytë në grup.