Gjatë inaugurimit të hapësirës së re “Tirana Moons” në sheshin “Nënë Tereza”, një projekt që promovon librin dhe gjelbërimin në zemër të Tiranës, kryeministri Edi Rama ndau një detaj interesant që, sipas tij, po përsëritet sa herë që në kryeqytet mblidhen arkitektë nga mbarë bota.
“Duket sikur sa herë që kemi këtu arkitektë të huaj, Shqipëria ka një ndeshje futbolli. Shpresoj që kjo rastësi t’u sjellë fat kuqezinjve tanë në sfidën e sotme,” u shpreh Rama, duke iu referuar ndeshjes së rëndësishme që Shqipëria luan ndaj Serbisë.
Kryeministri falënderoi të gjithë kontribuesit për krijimin e kësaj hapësire të dedikuar librit, duke vlerësuar edhe gjestin e dhurimit të librave nga qytetarët. “Në Shqipëri mund të gjesh gjithçka – thjesht duhet momenti i duhur,” tha ai, duke ftuar të gjithë të shijojnë fundjavën dhe atmosferën pozitive që sjell ky projekt i ri në kryeqytet.