Kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti pas fitores kundër Serbisë u shpreh se presioni ishte shumë i lartë për këtë ndeshje.
“Presioni ka qenë shumë i lartë. Edhe më i lartë se ndeshja në Shqipëri. Kemi pasur një ndjenjë që këtë ndeshje duhet ta fitonim. Presioni rritej vazhdimisht.
Në orët e fundit u rrit shumë presioni. Në Shqipëri nuk kishim dhe aq shumë. Këtu në Serbi presioni ishte shumë i lartë. Unë doja ta fitoja këtë ndeshje. Ishte presion më i lartë se në finalen e Europa League.
E takova Samardzic. Më tha që kemi super skuadër dhe nuk e priste që të ishim kaq të mirë. Të gjithë çunat e meritojnë festën. Unë i përshëndes dhe falënderoj për mbështetjen tifozët. Janë më të mirët në botë”, u shpreh Gjimshiti.