-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama shpall fituesin për ‘Parkun e Besimit’

Kryesoret

Në Tiranë u mblodhën 12 finalistë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda, Italia, për të prezantuar propozimet e tyre për parkun e ri unikal.

Në fund ‘BIG Bjarke Ingels Group’ është fituesi i të garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit (Faith Park).

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ishte e vështirë marrja e një vendimi, ndërsa shtoi se ‘njëri duhet të fitonte’.

Ishte po kështu një kohë nga e cila mësuam të gjithë. Kishte shumë gjëra që duheshin diskutuar dhe mësuar, ndërkohë që ndiqnim çdo projekt.

Në fund ngecëm, sepse ishte e vështirë të merrnim një vendim. Doja të merrja mendimin e disa prej jush dhe përpara gjeta dilemën: njëri duhej të fitonte.

Nuk është se nuk jemi të bindur, jemi mjaft të bindur, por, në të njëjtën kohë, do të doja të bënim më shumë parqe.

Uroj që të kremtojmë së bashku çeljen e këtij parku, i cili është diçka për të cilën do të jemi shumë krenarë“, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit