Pas 23 ditësh grevë urie, babai i Denis Ruçit, viktimës shqiptare në aksidentin tragjik hekurudhor në Temp Greqi arriti që Gjykata e Larisës të lejojë zhvarrosjen e trupit të djalit të tij dhe kryerjen e analizave të ADN-së dhe toksikologjike.
Pano Ruçi u përball me një betejë të gjatë për drejtësi dhe falë vendosmërisë së tij, si dhe mbështetjes së qytetarëve dhe artistëve, përfshirë kompozitorin Nikos Karvelas, arriti që të realizojë kërkesat e tij. Karvelas ishte pranë tij pothuajse çdo natë në Syntagma, duke i dhënë mbështetje pa bujë dhe kamerat larg.
Pano Ruçi rrëfeu se forca e tij gjatë grevës vinte nga dashuria për djalin dhe nga mesazhet e shumta mbështetëse që merrte çdo ditë.
Ky vendim hap rrugën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të kuptuar më mirë rrethanat dhe përgjegjësitë lidhur me aksidentin tragjik.