-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontrabandë nafte nga porti i Durrësit, SPAK çon në gjyq 11 persona

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 11 të pandehur, të përfshirë në një skemë kontrabande me rreth 200 tonë naftë në portin e Durrësit. Mes të akuzuarve është edhe një punonjës policie i Komisariatit të Durrësit.

Hetimet janë zhvilluar në kuadër të operacionit policor të koduar “Ari i Zi”, i cili çoi në sekuestrimin e anijes me flamur tunizian “AYA ZANOYBYA” dhe të sasisë së naftës së kontrabanduar.

Të pandehurit akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Vjedhje”, si dhe “Korrupsion aktiv e pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal.

Në listën e të pandehurve përfshihen:

-Armand Marvataj, punonjës policie i komisariatit Durres, i akuzuar për korrupsion pasiv;
– Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, të akuzuar për kontrabandë, korrupsion aktiv dhe vjedhje;
-Mohammad Sallit (kapiten i anijes), Nedio Mejdani (oficer i parë), Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom, Samir Bayoumy – Abdoulmohaimen Shanata, shtetas të huaj, pjesë e ekuipazhit të anijes “AYA ZANOYBYA”.

” Hetimet kanë zbuluar se më 27 janar 2025, Koka dhe Malluta i kanë ofruar 10.000 euro ryshfet efektivit të policisë Armand Marvataj, me qëllim që ky i fundit të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija në Porto Romano.

Sipas SPAK, plani është zbatuar në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së Marvatajt, shuma prej 10.000 eurosh është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar e provuar se shtetasi, Juxhin Koka, në bashkëpunim me shtetasit Mohammad Sallit, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian, “AYA ZANOYBYA”, e ankoruar në Porto Romano, Durrës, më 07.1.2025, kanë planifikuar, organizuar dhe realizuar kontrabandimin e 200 tonëve naftë.

Anija “AYA ZANOYBYA” dhe nafta e kontrabanduar janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale më 12.1.2025, në kuadër të operacionit policor “Ari i zi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Hetimet kanë treguar se më 27.1.2025, shtetasit Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i kanë ofruar shumën 10.000 euro, punonjësit të policisë Armand Marvataj, të planizuar me shërbim për ruajtjen e anijes së sekuestruar në Porto Romano, Durrës, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija, gjë e cila është realizuar mbrëmjen e datës 27.1.2025, në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes; Samir Bayoumy me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijës, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata.” informoi SPAK.
Shuma monetare prej 10.000 eurosh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë Armand Marvataj.

Dosja penale është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit