Kandidati i pavarur në Tiranë, Florjan Binaj ka ironizuar vendimin e fundit të Ministrisë së Brendshme, Albana Koçiu për të hequr nga dita e sotme, të gjitha monopatinat në kryeqytet.
‘Ndalohen monopatinat! Le të marshojne betonieret!’, shkruan Binaj në Facebook. Ky aksion erdhi pas vendimit të marrë një ditë më parë për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve, në rrugët e Shqipërisë.