-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von der Leyen në Tiranë, Berisha: E informoj se Rama largoi mbi 1 mln shqiptarë

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha kishte një mesazh për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen që sot ishte në një vizitë zyrtare në Tiranë.

“Sot mirëpritëm në Tiranë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në emër të PD, forcës politike që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, dhe që ka firmosur MSA-në, e falënderojmë BE-në dhe taksapaguesit europianë për ndihmën e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë në vite.

Informoj presidenten Ursula von der Leyen se nën qeverisjen e Edi Ramës janë larguar 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu, ndërsa zgjedhjet janë kthyer në farsë nga partia shtet siç paraqesin edhe raportet përkatëse!

PD mbështet fuqishëm dhe do mbështesë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE si të ardhmen më të shkëlqyer për shqiptarët por për arsyet e përmendura, Shqipëria përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE” shkruan ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit