-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Broja rikthehet me gol, Asllani “perfekt” në asist

Kryesoret

Armando Broja ka tundur rrjetën e Jordanisë në minutën e 65-të të miqësores së zhvilluar në “Air Albania”, duke i dhuruar avantazhin Shqipërisë.

Sulmuesi kuqezi tregoi klasin e tij pas një asisti të shkëlqyer nga Kristjan Asllani, i cili shërbeu një top të saktë në zonë, që Broja e shndërroi në gol me qetësi.

Pas realizimit, nuk munguan as elozhet mes lojtarëve, teksa Broja u pa t’i thoshte Asllanit “Perfekt!”, gjatë përqafimit të golit.

Ky ishte një rikthim i rëndësishëm për Brojën, që po gjen gradualisht formën e tij më të mirë me fanellën kuqezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit