-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Hetimet për fondet e OLAF vazhdojnë, çështja “Aruba” nuk ekziston

Kryesoret

Kreu i SPAK, Altin Dumani, prezantoi sot raportin vjetor të institucionit që drejton para Komisionit të Ligjeve, duke u përgjigjur edhe mbi disa çështje të ndjeshme financiare.

Deputetja Elda Hoti ngriti shqetësimin për përdorimin e fondeve të OLAF dhe për një supozuar çështje të quajtur “Aruba”, që lidhet me pastrimin e parave. Dumani deklaroi se hetimet për fondet e OLAF janë aktive dhe në fazë hetimi, ndaj nuk mund të jepen detaje të tjera për publikun.

“Ka pasur një takim mes zyrave tona dhe është shkëmbyer informacion i rëndësishëm për mbrojtjen e fondeve të BE-së. Hetimi për dyshimet e keqpërdorimit të fondeve nga administrata shqiptare po vazhdon dhe nuk mund të ndaj më shumë informacion,” tha Dumani.

Ai shtoi se bashkëpunimi me zyrën europiane kundër mashtrimit është intensiv, duke garantuar monitorim të vazhdueshëm të fondeve. Për çështjen e përmendur si “Aruba”, Dumani u shpreh qartë: “Nuk njoh ndonjë çështje Aruba. Nuk kam asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe për opinionin publik.”

Ky qëndrim i SPAK vjen në një moment kur hetimet mbi fonde të huaja janë në fokus të transparencës dhe kontrollit parlamentar në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit