Presidenti i SHBA-së, Trump vendosi paqen mes Izraelit dhe Hamasit duke ndërprerë luftën në Gaza. Pasojat atje janë të rënda.
Një shqiptaro-palestinez që ka dy vite në Gaza, Abdullah Xhabir rrëfen ditët e vështirë, të tmerrshme dhe si e humbi djalin, por edhe nuk ka gjetur varrin e tij.
“Nga ditët më të vështira. Burri i motrës sime ishte atje i shtrirë në mesin tonë dhe tha ‘po vdes avash, avash’ sepse nuk gjente ilaçe.
Ditët më të vështira kur ka vdekur nëna dhe nuk e kam përqafuar. Dita më e vështirë për mua ishte vdekja e djalit, Ibrahimin. Katër ditë humba komunikimin dhe ditën e pestë erdhi haberi.
Do të qëndroj për të gjetur varrin e djalit, Ibrahimit, deri tani nuk e kam gjetur” tha ai për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH.