Opozita edhe në seancën e sotme kërkoi mocion me debat për programin e qeverisë, por shumica ka refuzuar.
“Rasti i parë në 30 vjet që nuk ka debat në një program dhe arritja më e madhe e jonë si komb ishte debati. Ribëjeni debatin, por ju thoni se ne nuk duam debat.
Por debati është pika më kryesore e kësaj pune. Eja të diskutojmë pse e shmangni. E kam lexuar programin dhe kam parë shumë pak fjalë për shpopullimit dhe aspak fjalë për Kosovën”, u shpreh demokrati Tomor Alizoti.








