Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Shëngjin, në zonën e Kunes. Një 36-vjeçar, me inicialet A.Z. nga Pllana e Lezhës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia ku po vendosej ashensori në një pallat në ndërtim dhe ka humbur jetën.
Rreth orës 16:30, Policia dhe zjarrfikësja shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nxorrën trupin e viktimës.
Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit.