Fejesa e Princ Lekës me Blerta Celibashin në jug të Shqipërisë mori shumë vëmendje, jo vetëm për historinë e tyre të dashurisë, por edhe për unazën e veçantë që partnerja e tij mbante në dorë.
Sipas Hello Magazine, ekspertët e bizhuterive vlerësojnë se unaza me diamant mund të kushtojë deri në 140 mijë euro, në varësi të madhësisë dhe cilësisë së gurit. Sipas tyre, diamanti duket të jetë 2-3 karat, me qartësi dhe shkëlqim të lartë.
Propozimi ndodhi më 11 tetor në Ksamil, ku çifti ndau disa momente romantike në rrjete sociale, ndërsa unaza shkëlqente nën rrezet e diellit.