Ish-presidenti Alfred Moisiu u shpreh sot në një tubim në Tiranë, duke theksuar se dëshmitarët amerikanë në Gjykatën Speciale po sjellin prova dhe fakte që mbrojnë pafajësinë e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë të burgosur në Hagë.
Moisiu kujtoi se liria e Kosovës është fituar me gjak, sakrificë dhe vendosmëri, dhe bëri thirrje që të mos heshtë askush për mbrojtjen e këtyre figurave historike.
“Dëshmitarët zyrtarë amerikanë po tregojnë prova dhe fakte që provojnë pafajësinë e UÇK-së. Liria e Kosovës është fituar me gjak, sakrificë dhe vendosmëri. Duhet të ngremë zërin për të mbrojtur veten tonë dhe të jemi të bashkuar. I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten dhe të shërbejë si mësim për të gjithë.”
Fjala e tij erdhi në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së, në kohën kur po vijon procesi i tyre në Hagë.