Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, mori pjesë sot në protestën në Tiranë për lirimin e komandantëve të UÇK-së në Hagë.
Ajo theksoi se pa UÇK, shqiptarët nuk do të ishin sot të bashkuar në sheshe.
Musliu u shpreh se partitë politike duhet të tejkalojnë ndasitë, pasi Ushtria Çlirimtare e Kosovës qëndron mbi çdo interes politik dhe individual.
“Heronjtë tanë në Hagë nuk kanë bërë krime, ndërsa krime dhe gjenocid ka bërë Serbia,” tha ajo.
Ajo falënderoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e tij ndaj UÇK-së dhe kundërshtimin e Gjykatës Speciale, duke nënvizuar se protesta është një shprehje e përbashkët kundër padrejtësisë.









