Ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se një nëndetëse që transportonte drogë drejt SHBA është shkatërruar nga forcat amerikane. Sipas Trump, mjeti ishte i ngarkuar kryesisht me Fentanil dhe lëndë të tjera të paligjshme.
Nga katër personat në bord, dy u vranë gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë – të cilët ai i quajti “narko-terroristë” – u dorëzuan autoriteteve në Ekuador dhe Kolumbi.
Deklarata u bë publike përmes rrjetit të tij “Truth Social”.