Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, plus në Qytetin e Shkupit.
Votimi filloi në orën 07:00 dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmoi se të gjitha vendvotimet janë të hapura. Qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 19:00 dhe më pas do të nisë numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para.
Pasi kreu votimin, kandidati për kryetar të Çairit Izet Mexhiti, është prononcuar për mediat.
“Unë edhe njëherë uroj mbarëvajtje të procesit të përmbyllet kështu si festë. Kur t’i shohin rezultatet, janë të njohur që i ndërrojnë qëndrimet dhe me ua përmend zgjedhjet qendrore do të ikin fare”, ishte mesazhi i tij drejtuar kundërshtarëve politik.









