Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ka bërë një mbledhje pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami një ditë më parë. Në një deklaratë publike, Dhoma e Avokatisë bën me dije se kanë marrë vendim që nga data 20 deri në datën 25 tetor, do të bojkotojnë të gjitha proceset penale.
Konkretisht, vendimet që u morën:
Bllokimin, nëpërmjet bojkotit të të gjitha proceseve penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proçeset në Gjykatën Kushtetuese, për datat 20 tetor deri në 25 tetor. Përjashtohen nga efektet e këtij vendimi pjesmarrja në cështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit.
Mospjesmarrja e avokatëve në proceset penale si në hetim dhe gjykim në datat e mësipërme, është arsye objektive për shtyrjen e proceseve gjyqësore.
Moszbatimi i këtij i këtij vendimi nga avokatet përben shkelje të rëndë disiplinore, si rrjedhoje shërben si baze për fillim të procedimit disiplinor nga Komiteti i Disiplinës, duke u shoqëruar me vendosjen e masave me te renda disiplinore, pezullim deri ne heqjen e liçensës se ushtrimit te profesionit.
Komiteti Drejtues kërkon angazhimin urgjent dhe me përgjegjësi për shqyrtimin e kësaj çështje nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Dhomat Vendore të Avokatisë. 6. Depozitimin e një kopje vendimi, pranë çdo gjykate në të gjitha nivelet.
Depozitimin e një kopje vendimi pranë Inspektorit të Lartë të drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Shtyrjen për një date tjetër te tryezës se rrumbullaket te caktuar paraprakisht me Ministrinë e Drejtësisë ne datën 20 tetor, me objekt “Diskutimi i Projekt Kodit Penal midis grupit të punës dhe Dhomës se Avokatisë të Shqipërisë, organizuar nga Ministria e Drejtësisë.