-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtëpia e shkrumbuar, vdiqën nënë e bir, detajet e reja tronditëse

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga tragjedia që ndodhi ditën e sotme në Maliq ku humbën jetën nënë e bir dhe djali tjetër është në gjendje të rëndë në spital.

Nëna Merjeme Azizllari edhe djali 14-vjeçar, Valter Azizllari kanë ndërruar jetë nga zjarri i rënë në banesën ku ata jetonin në Maliq. Shkak i zjarrit dyshohet që shkak i zjarrit mund të ketë qenë një sobë me dru të cilën familja e përdorur për t’u ngrohur gjatë këtyre ditëve të ftohta të tetorit.

Vajza 6-vjeçare ndodhet ende në repartin e reanimacionit, mjekët thonë që është në gjendje kritike për jetën. Ajo po vazhdon të trajtohet nga një grup mjekësh specialist dhe nëse është e nevojshme ajo edhe mund të transportohet drejt Tiranës.

Kryefamiljari ka qenë duke punuar larg Maliqit dhe sapo ka marrë njoftimin ka shkuar në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhet pranë vajzës së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të diel rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët. Si pasojë ka humbur jetën nëna dhe djali i saj 14-vjeçar. Ndërkohë që fëmija 6 vjeçar po lufton për jetën në spital.

Tragjedi në Maliq, vdesin nënë e bir nga zjarri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit