-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdiqën nënë e bir, fqinjët: Tërhoqëm djalin prej këmbe

Kryesoret

Ditën e sotme, një zjarr në një banesë në Maliq i mori jetën shtetases Merjeme Azizllari dhe djalit të saj 14-vjeçar, Valter Azizllari, ndërkohë që i dëmtuar rëndë ka mbetur edhe fëmija i vogël i familjes, një djalë 6 vjeçar.

Fqinjia e familjes së prekur nga zjarri, shtetasja Xheme Kapali, ka folur për A2, ku ka shpjeguar edhe disa detaje nga ngjarja e rëndë.

Kapali shpjegoi se bashkë me një komshi tjetër, kur pane flakët në banesën e fqinjes, nxituan dhe nxorën prej aty, duke e tërhequr prej këmbe djalin 6-vjeçar.

Ajo tha gjithashtu se nuk ishin në dijeni se brenda ndërtesës ndodheshin edhe e ema e tij dhe djali 14-vjeçar.

Kapali tregoi gjithashtu momentin që i babai i 14-vjeçarit që mbeti viktimë mësoi për ngjarjen e rëndë që i kishte ndodhur familjes së tij.

Kur dola që hodha plehrat, shikoja që fëmija qante në oborr. Thashë me vete, jalla si e ke lënë fëmijën të qajë. Kur vete unë ça të shikoje. Ishte shkrumb i zi. Thirra këtë komshiun këtu. Rimi i ra derës me këmbë dhe tërhoqëm djalin të dilte jashtë.

Asaj çupës i binte leshi, nuk e mbledh dot veten tani fare. Ishte tym, nuk dukej fare. Vetëm djali që ishte shtrirë mes korridorit, e tërhoqëm për këmbe dhe e nxorëm jashtë. Ne nxorëm fëmijën, por nuk e dinim ne që ishin të tjerët brenda.

Babai ishte në punë, e lajmëruam ne, erdhi dhe zuri kokën me dorë. Pastaj kur erdhi policia na përzunë, u morën ata vetë. As ne nuk e morëm vesh se qysh ndodhi”, tha mes të tjerash fqinjia Xheme Kapali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit