Arbër Hoxha po kalon një moment fantastik në karrierë! Sulmuesi i Kombëtares po shkëlqen jo vetëm te Dinamo Zagrebi, por edhe me fanellën kuqezi. Pak ditë më parë shënoi golin e tij të parë me ekipin kombëtar, dhe tashmë po vazhdon me performanca të jashtëzakonshme.
Pas golit me Kombëtaren, Arbëri ka marrë edhe një tjetër njohje të rëndësishme, duke u shpallur lojtari më i mirë i muajit në Kroaci. Kjo vjen pas një fillimi shumë të mirë sezoni, ku në 9 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asistime në kampionatin kroat.
Me një mesatare notash prej 7, ai është një nga lojtarët më të vlerësuar në ligën kroate dhe po dëshmon se është një nga elementët kryesorë të Dinamos dhe Kombëtares shqiptare. Pa dyshim, Arbër Hoxha po e bën krenar gjithë kombëtaren dhe tifozët kuqezi.