Përkeqësohet gjendja shëndetësore e tre prej grevistëve në zyrat e Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve në Marinzë, teksa greva e urisë ka hyrë në ditën e gjashtë. Grevistët kanë bërë apel për ndërhyrje emergjente të qeverisë dhe institucioneve përkatëse.
Protestuesit e naftëtarëve të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë akuzojnë se deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese, asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme dhe se kjo mungesë komunikimi po i shtyn drejt grevës totale në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.