-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gianni Buquicchio: Rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen sipas interesave të lojtarëve

Kryesoret

Ish-kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, riktheu vëmendjen te rëndësia e qëndrueshmërisë në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë dhe roli i vazhdueshëm i këtij institucioni në proceset zgjedhore të vendit.

Ai nënvizoi nevojën për të shmangur ndryshimet e nxituara dhe njëanshme, duke theksuar se çdo reformë duhet të jetë rezultat i dialogut dhe rekomandimeve ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, Buquicchio përshëndeti krijimin e komisionit të ri ndërparlamentar për reformën zgjedhore dhe shprehu gatishmërinë e Komisionit të Venecias për bashkëpunim të ngushtë me të.

“Ligji zgjedhor, kodi elektoral ka qene objekt bashkëpunimi më shumë se tre dekada. Është bërë vendimtar në krizën e 1997. Në vitet e ardhshme zhvilluam diskutuam me palët e ndryshme për të gjetur zgjidhje të përhershme. Që atëherë ne ndërhymë dhe dhamë  mendime për një numër reformash zgjedhore. Nuk duhet të harrojmë, si për kushtetutën kemi të bëjmë me rregullat e lojës dhe rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen në bazë të interesave të lojtareve apo disa prej tyre. Nëse parashikohen ndryshime duhet të përqëndrohen në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga organizatat ndërkombëtare. Do të përmendja edhe komisionin e ri ndërparlamentar që do të shqyrtojë këtë temë në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe ne jemi në dispozicionin tuaj”, shprehet Buquicchio.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit