-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Drejtoreshat e Ministrisë së Arsimit, në fushatë si patronazhiste të Manastirliut

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza të forta ndaj disa drejtueseve të Ministrisë së Arsimit, duke i akuzuar për përfshirje të paligjshme në fushatën elektorale për Bashkinë e Tiranës në mbështetje të kandidaturës së Ogerta Manastirliut.

Sipas tij, katër drejtoresha të përgjithshme Mirela Cami, Matilda Shabani, Anisa Subashi dhe Entel Agolli në vend që të kryejnë detyrat e tyre në institucion, janë angazhuar si pjesë e strukturave të fushatës. Këlliçi e cilësoi këtë si një shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit për Nëpunësin Civil dhe një dëshmi të shndërrimit të administratës në instrument partiak.

Ai theksoi se ky lloj militantizmi i strukturave shtetërore është një ndër shkaqet kryesore të krizës në sistemin arsimor, duke përmendur rënien në rezultatet ndërkombëtare si PISA, boshatisjen e klasave dhe rrezikun e mbylljes së fakulteteve.

Në përfundim, Këlliçi kërkoi marrjen e masave të menjëhershme për pezullimin e zyrtarëve të përfshirë dhe ndjekjen e tyre penale, duke apeluar për ndarjen e qartë të administratës publike nga partitë politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit