Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar se ka pritur në Pallatin Elize paraardhësin e tij, Nicolas Sarkozy, pak ditë përpara se ky i fundit të niste vuajtjen e dënimit me burg. Takimi u zhvillua të premten e kaluar dhe u raportua nga gazeta Le Figaro.
“E konsiderova normale, në nivel personal, të prisja një nga paraardhësit e mi në këtë kontekst,” deklaroi Macron gjatë një vizite në Slloveni, duke shtuar se ky gjest nuk cenon pavarësinë e gjyqësorit francez.
Sarkozy pritet të nisë vuajtjen e dënimit këtë të martë në burgun Santé. Ai është ish-presidenti i parë në historinë moderne të Francës që burgoset, pasi u dënua me pesë vjet për financim të paligjshëm nga regjimi i Gadafit në zgjedhjet e vitit 2007.
Me vete në burg, Sarkozy ka thënë se do të marrë librin “Konti i Monte Kristos” të Alexandre Dumas dhe një biografi të Krishtit – një simbolikë që nënvizon bindjen e tij se është ndëshkuar padrejtësisht.