Procesi i numërimit të votave në Maqedoni po shkon drejt fundit. Sipas të dhënave të para jozyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), partia në pushtet VMOR-DPMNE mori numrin më të madh të këshilltarëve në zgjedhjet e djeshme lokale.
Sipas rezultateve të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, janë përpunuar 3.471 nga gjithsej 3.474 vendvotime, që paraqet 99,91 për qind nga numri i përgjithshëm. VMRO-DPMNE mori mbështetje nga 301.919 votuese, ndërsa LSDM-ja opozitare mori 125.824 vota.
Në vendin e tretë është koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, me mbi 114.246 vota, ndërsa koalicioni VLEN mori rreth 91.242 vota. Partia politike E Majta mori mbështetjen nga 57.063 votues, ndërsa partia ZNAM 38.421.
Koalicioni Përvoja për sukses (GROM, LDP, Integra, PCER) mori 13.000 vota. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në zgjedhje votuan gjithsej 883.937 qytetarë, prej të cilëve 833.984 lista janë të vlefshme, ndërsa 49.957 janë të pavlefshme. Dalja është 48,29 për qind./ lajmpress