-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trajneri i Union Saint-Gilloise: Interi, kundërshtari më i vështirë që kemi pasur ndonjëherë

Kryesoret

Trajneri i Union Saint-Gilloise, David Hubert, ka folur para përballjes së skuadrës së tij me Interin në kuadër të Champions League, duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin italian.

“Ndeshja ndaj Interit do të jetë përballja më e vështirë që kemi pasur ndonjëherë në Evropë. Ata janë finalistë të Ligës së Kampionëve, me një ekip të organizuar dhe në formë të mirë”, u shpreh Hubert.

Ai shtoi se skuadra e tij duhet të japë maksimumin: “Secili prej lojtarëve duhet të japë gjithçka. Detajet do të bëjnë diferencën. Po përqendrohemi te vetja dhe mënyra se si mund ta përballojmë këtë sfidë.”

Hubert pranoi se nuk e njeh mirë trajnerin e Interit, Christian Chivu, por theksoi se ka analizuar ekipin gjatë javës përgatitore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit