-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Arrestimi i Ilir Metës është një rrëmbim kriminal

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Ted Blushi, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të Ilir Metës, duke e quajtur atë një “rrëmbim kriminal” dhe një proces të motivuar politikisht.

Sipas tij, ndaj Metës nuk ka asnjë provë penale apo pasuri të paligjshme, ndërsa hetimet janë rezultat i një fushate të orkestruar nga shumica qeverisëse.

Blushi e cilësoi Metën si simbol të qëndresës dhe lirisë, duke theksuar se Partia e Lirisë do të përballet me procesin gjyqësor për të zbuluar të vërtetën.

Ai akuzoi drejtësinë si të kapur nga politika dhe kërkoi transparencë dhe drejtësi për liderin e partisë së tij.

“Një vit nga rrëmbimi kriminal i Ilir Metës, liderit patriot dhe burrit të shtetit me vizion! Sot ai qëndron si simbol i gjallë i Lirisë, Demokracisë dhe Qëndresës ndaj Narkoshtetit. ZERO fakte penale, ZERO pasuri të paligjshme! Liria do të triumfojë!”, deklaroi Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit