Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur verifikimet me iniciativë në lidhje me rastin e ndalimit të avokatit Ulian Barjami, i cili u lirua nga qelia pasditen e djeshme.
Barjami ishte ndaluar tre ditë më parë nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, pas një kallëzimi të bërë nga prokurori Gjergji Nika, me pretendimin se ishte kërcënuar gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.
Burime nga ILD bëjnë me dije se inspektorë të institucionit ndodhen në Elbasan për të administruar dokumentacionin dhe për të verifikuar rrethanat procedurale të ndalimit të avokatit.