-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania: Si do i bllokojmë emigrantët nga Ballkani

Kryesoret

Qeveria britanike nën drejtimin e kryeministrit laburist Keir Starmer njoftoi sot se do të vendosë sanksione ndaj rrjeteve të trafikantëve të emigrantëve në Ballkan, të cilat ndihmojnë emigrantët e jashtligjshëm të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ekziston një rrugë kriminale që kalon përmes Ballkanit Perëndimor, e cila i çon emigrantët e parregullt drejt Mbretërisë së Bashkuar. Jemi të vendosur ta mbyllim atë, në bashkëpunim me partnerët tanë evropianë”, u shpreh Starmer.

Britania po përpiqet, ende pa sukses, të ulë numrin e emigrantëve që kalojnë Kanalin e La Manshit me varka të vogla. Deri tani, nga fillimi i vitit, numri i emigrantëve ka arritur në 36.734, dhe pritet të tejkalojë shifrat e vitit 2024.

Sipas Ministrisë së Jashtme britanike (Foreign Office), sanksionet synojnë grupet kriminale në Ballkan që përfshihen në shitjen e pasaportave të falsifikuara, si dhe personat që ofrojnë pajisje, përfshirë motorë për varkat që përdoren për kalimin e Kanalit.

Të gjithë ata që përfshihen në listën e sanksioneve ndalohen të udhëtojnë në Britani dhe përjashtohen nga sistemi financiar britanik.

Po sot, Starmer pret në një samit të organizuar në Londër udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit (Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi dhe Serbi), si dhe liderë të tjerë evropianë, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe shefen e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Sipas Foreign Office, qëllimi i samitit është të diskutohen bashkëpunimi rajonal, emigracioni i paligjshëm, siguria evropiane dhe zhvillimi ekonomik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit