-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të vrarë në Manëz, zbulohet e kaluara kriminale e Flori Paluçit

Kryesoret

Një ngjarje me pasoja fatale ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Manëz-it, pranë një karburanti, ku dy persona kanë humbur jetën pas një konflikti të armatosur.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Arianit Kurti, 23 vjeç, të dy banues në Manëz.

Hetimet paraprake tregojnë se sherri nisi për motive ende të paqarta, por që dyshohet të kenë qenë të natyrës personale apo banale.

Dyshohet se Paluçi qëlloi mbi Kurtin gjatë përplasjes, ndërsa më pas ai vetë u vra nga Daniel Pepa, 21 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në kërkim nga autoritetet. Policia po zhvillon kontrolle intensive për kapjen e tij.

Ndërkohë, mësohet se Flori Paluçi kishte një të kaluar kriminale dhe ishte i njohur për aktivitetet e tij të mëparshme në Itali, ku rezulton të ketë qenë pjesë e një grupi të përfshirë në grabitje.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit, si dhe për identifikimin e çdo personi tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë përplasje fatale.

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Manëz, në kërkim autori Daniel Pepa

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit