Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Manëzën në orët e para të mëngjesit të 22 tetorit, ku mbetën të vrarë dy persona.
Aranit Kurti, 23 vjeç, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga Flori Paluçi, 33 vjeç, ndërsa ky i fundit është vrarë më pas nga Daniel Pepa, 21 vjeç. Pepa është në kërkim nga politika dhe po punohet për kapjen e tij.
Ngjarja ndodh pranë një karburanti, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e gjykatës, vijon për zbardhjen e plotë të të dhënave dhe identifikimit të çdo personi tjetër të përfshirë.
Hetimet janë ende në vajim.
Detaje të reja nga ngjarja në Durrës/ Si nisi konflikti ku humbën jetën dy persona