-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO lë në fuqi masën arrest në burg për Ilir Metën, rrëzohet ankimimi i tij në Apel

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka refuzuar ankimimin e ish-presidentit Ilir Meta lidhur me masën e sigurisë, duke vendosur që masa “arrest në burg” të mbetet në fuqi. Ky vendim vjen një ditë pas rrëzimit të kërkesës së Metës për shuarjen e kësaj mase.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, reagoi duke kritikuar gjykatën për krijimin e një precedenti “të rrezikshëm”, duke theksuar se afatet për qëndrimin në paraburgim janë ezauruar dhe se nuk ekziston rrezik që klienti i tij të ndikojë në hetimet apo të prishë provat.

Cakrani gjithashtu denoncoi mungesën e verdikteve të pafajësisë në sistemin gjyqësor dhe e quajti atë si një “togë pushkatimi”, duke theksuar nevojën për respektimin e parimit të pafajësisë deri në një vendim përfundimtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit