Java e 8-të e Kategorisë së Parë do të zhvillohet të premten dhe të shtunën, me një program të ngjeshur ndeshjesh. Të premten në orën 14:00 do të luhen dy takime, Iliria-Korabi dhe Lushnja-Apolonia.
Mbrëmjen e të premtes do ta përmbyllë një duel i fortë mes Skënderbeut dhe Besës, në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.
Të shtunën do të zhvillohen tre ndeshje, të gjitha në orën 14:00: Pogradeci-Kastrioti, Kukësi-AF Luftëtari në “Kukës Arena” dhe Laçi-Burreli në Laç.
Kjo javë premton shumë emocione në garën për kreun e klasifikimit dhe luftën për mbijetesë.









