-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Bomba e OSBE-ODIHR demaskon 11 majin dhe rivlerëson qëndresën opozitare!

Kryesoret

Zv/ kryetari i grupit të PD-së, Belind Këlliçi shkruan se raporti final i OSBE-ODIHR konfirmon të gjitha konstatimet publike të Partisë Demokratike për 11 majin.

“Në raport theksohen përdorimi i gjerë i administratës publike duke e bërë të paqartë ndarjen midis shtetit dhe partisë, lidhjet e krimit të organizuar me politikën në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vorë.

Manipulimi i rëndë i mjedisit mediatik, përdorimi i gjuhës fyese dhe diksriminuese me epitetet “çyryk” apo “autik”. Blerja e votuesve në mënyrë të drejtpërdrejtë, përdorimi i makinerisë shtetërore për të falur gjoba, dhënia e bonuseve për pensionistët apo shtrimi i asfaltit elektoral.

Duhet të themi se të gjitha këto çështje janë shtruar nga opozita në mënyrë të qartë, të faktuar dhe të pakundërshtueshme me prova, foto e video autentike!

Ky raport, ndër të tjera i jep vlerë dhe qëndresës së pakompromis të Partisë Demokratike kundër farsës zgjedhore të 11 majit, e cila në mënyrë kriminale tentoi të zëvendësonte vullnetin e shqiptarëve me manipulimin e frikshëm patronazhist nga partia-shtet.

Mbi të gjitha, përndjekja dhe burgosja e liderëve të opozitës për arsye politike mbetet çështja më flagrante, shkatërrimtare për demokracinë dhe liritë politike e individuale në vend.

Ky raport është pasqyra e plotë e asaj që ndodhi më 11 maj dhe reagimi ndaj asaj farse ishte dhe mbetet detyrë e çdo individi apo faktori politik që vlerëson sadopak institucionin e zgjedhjeve të lira, klimën e demokracisë apo perspektivën europiane të një vendi si Shqipëria” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit