-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bylykbashi: Task-Forca e Prokurorisë dështoi në parandalimin e krimit zgjedhor

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzoi sot Prokurorinë për dështimin e Task-Forcës kundër krimit zgjedhor, duke theksuar se raporti më i fundit i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit e vërteton këtë.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Administratës Publike, ku u shqyrtuan gjashtë projektrezoluta që do të paraqiten në seancë plenare, Bylykbashi kritikoi faktin se asnjë nga raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të DASH, nuk ishte reflektuar në dokumentet zyrtare.

“Task-Forca e Prokurorisë dështoi plotësisht, nuk u parandalua blerja e votës dhe krimi zgjedhor. Këto rezoluta prekin vetëm sipërfaqen dhe nuk thonë të vërtetën”, u shpreh ai, duke akuzuar mazhorancën për mungesë vullneti në trajtimin e problemeve zgjedhore.

Në të njëjtën linjë foli edhe deputeti demokrat Ivi Kaso, i cili deklaroi se mazhoranca ka përdorur krimin e organizuar për të ndikuar procesin zgjedhor, ndërsa prokuroria ka dështuar ta parandalojë këtë fenomen.

Mbledhja e Komisionit u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës për mungesën e materialeve dhe transparencës në shqyrtimin e projektrezolutave, duke çuar në ndërprerjen e punimeve për rreth një orë.

Në rendin e ditës ishin parashikuar diskutimet për raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë dhe administratës publike, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK-un dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit