-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erisa Xhixho: Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe të ndershme

Kryesoret

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar atë si një “skenar i farsës elektorale”.

Ajo thekson se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme, por të manipuluara dhe nën kontroll politik nga pushteti aktual.

REAGIMI
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, një skaner i farsës elektorale
Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, por të manipuluara dhe të kontrolluara politikisht nga pushteti. Raporti i OSBE-ODIHR provoi të gjitha shqetësimet e ngritura nga opozita e bashkuar që para nisjes së fushatës.
🟥 Në mënyrë të veçantë, OSBE/ODIHR thekson se u zbeh dallimi mes partisë në pushtet dhe shtetit, përmes përdorimit të burimeve publike, fondeve, administratës, madje edhe me dhënien e bonuseve dhe faljen e gjobave për qëllime elektorale — të gjitha këto në kundërshtim me Dokumentin e Kopenhagenit.
Pra, 35 vite pas rënies së komunizmit jemi kthyer aty ku shteti dhe partia ishin një.
Përmendja e Dokumentit të Kopenhagenit në raport nuk është thjesht një referencë teknike — ajo është një matës i legjitimitetit demokratik.
Dokumenti i Kopenhagenit (1990) është themel i standardeve të OSBE-së për zgjedhje të lira, pluralizëm politik dhe respektim të të drejtave të njeriut.
Shkelja e tij nënkupton devijim nga vetë parimet që garantojnë demokracinë evropiane.
Raporti vë në dukje:
Mjedisin e polarizuar, përdorimin e administratës dhe burimeve shtetërore
Ligjet e miratuara nga qeveria, bonuset dhe gjobat e falura për të përfituar vota
Mungesën e masave nga KQZ për zyrtarët që shkelën ligjin zgjedhor
Përdorimin e patronazhistëve për t’i bërë presionErisa Xhixho administratës
Presionin mbi qytetarët për votën, deri te shit-blerja e vullnetit të tyre
Përfshirjen e krimit në zgjedhje dhe kërcënimin e qytetarëve për llogari të kandidatëve dhe partive
Vënien e medias në shërbim të qeverisë
Parregullsitë me votën e diasporës
Këto tregojnë se pushteti aktual nuk fiton zgjedhje — i vjedh ato.
Shteti është kthyer në instrument elektoral të partisë, duke cenuar rëndë demokracinë dhe sovranitetin e qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit