Pas humbjes 3-1 ndaj Napolit në “Maradona”, trajneri i Interit, Kristian Kivu, u shpreh qetë dhe i prerë për deklaratat e kolegut Antonio Konte. Në konferencën për shtyp, Kivu theksoi se nuk do të ankohet publikisht dhe se synon të ndryshojë mentalitetin brenda skuadrës:
“Lojtarët duhet të mendojnë vetëm për të luajtur. Po përpiqem të ndryshoj disa gjëra, por për momentin po luftoj vetëm… Sa kohë të jem këtu, do të punoj në këtë drejtim, nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët për mua.”
Ai gjithashtu eviton dramatizimin e përplasjes mes Antonio Kontes dhe Lautaro Martinez, duke shtuar:
“Duhet të përqendrohemi te kush jemi dhe ku duam të shkojmë.”
Mesazhi i qartë i Kivut: më pak polemika dhe më shumë fokus te futbolli.








